Home Menyre Jetese Kryeministri ndan lajmin e trishtë,shuhet poeti i njohur

Kryeministri ndan lajmin e trishtë,shuhet poeti i njohur

601
0

Poeti kosovar Xhevdet Bajraj ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në Meksikë, aty ku ishte vendosur prej kohësh.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për lajmin e trishtë, duke thënë se shkrimtari do të “rrojë gjithmonë porsi një yll që nuk shuhet kurrë”.

“Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh. Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time.
Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë”, shkruan Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here