Home News Kryemadhi premton rindërtimin e Teatrit siç ishte: Betimi im si qytetare e...

Kryemadhi premton rindërtimin e Teatrit siç ishte: Betimi im si qytetare e lindur tek Shallvaret

344
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka premtuar se Teatri Kombëtar, i cili u shemb mëngjesin e 17 majit, do të rindërtohet nga e para ashtu siç ishte. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se teatri do të rindërtohet me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë.

Teatri do të rindërtohet nga e para siç ka qenë, por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, së bashku me të gjithë kompleksin Skanderbeg, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!

I gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Ky është qëndrimi im, ky është premtimi im, ky është betimi im si qytetare e Tiranës që kam lindur tek shallvaret, vetëm dyqind metra larg nga Teatri Kombëtar, shkruan Kryemadhi ne nje postim te sajin.