Kreshnik Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, në lidhje me a.ksidentin tragjik të ndodhur në Himarë, ku mbeti e v.dekur një 7-vjeçare.
Mes lotëve, pikëllimit, emocioneve dhe dhimbjes për humbjen e jetës së një engjëlli 7-vjeçar nuk munguan as brutaliteti politik i dy palëve.
– Qeveria që nuk njeh asnjë përgjegjësi për v.dekjen dhe a.ksidentin, pavarësisht kaosit në lundrimin detar apo autorit të vrasjes që mban uniformë p.olicie
– “Opozita e Copëtuar”, e cila amplifikoi një fushatë 24-orëshe për dorëheqjen e Ramës.
Parimisht, ajo si e pashpresë për të fituar zgjedhjet apo pritur 3-vjet, s’ka alternativë tjetër, por pret ndonjë vdekje apo aksident që Rama të largohet vetë se rrugë tjetër për ta larguar nuk gjen.
24 orë janë duke monitoruar kronikën e zezë e cila është shpresa e vetme për ta rrëzuar këtë qeveri.
Në fakt kjo qeveri duhet bjerë për 1000 arsye, por fatkeqësisht sapo futet në garë “Opozita e Coptuar”, ajo nuk bie por forcohet më shumë, dhe ky është një ekuacion pa zgjidhje.
E gjendur përballë një goditje ndërkombëtare, asaj i duhet të shkëpusë vëmendjen nga faktori jashtëm dhe të përqendrohet te ngjarjet brenda në vend.
Parimisht, sërish më duket logjikë e drejtë e opozitës, por kjo vetëm sa i përket dy liderëve të saj, por jo turmës naive e cila nuk kupton se ç’mund të ndodhë nëse jep dorëheqjen Rama.
Për këto arsye, kush kërkon dorëheqjen e Ramës sot, qartazi bën lojën e socialistëve, të cilët do dyfishonin fitoren dhe numrat në parlament edhe për 4 vjet të tjera…..
Prandaj mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum se nuk ftohet mortja në funeral.”-shkruan Spahiu.