Home News Koronavirusi u krijua në laboratorin e Wuhan, kemi prova, SHBA leshon akuza...

Koronavirusi u krijua në laboratorin e Wuhan, kemi prova, SHBA leshon akuza te renda ndaj Kines

424
0

SHBA vazhdon akuzat ndaj Kinës mbi origjinën e shpërndarjes së Koronavirusit. Akuza e fundit vjen nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ka një sërë provash që tregojnë se koronavirus ka ardhur nga laboratori i virologjisë në Wuhan. Kina ka bërë gjithçka mundej për ta mbajtur botën në errësirë, tha Pompeo.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që bota ka qenë e ekspozuar ndaj viruseve si rezultat i dështimit të një laboratori kinez.

Ai shton se Kina ka një histori të infektimit të botës dhe se më parë ata kanë operuar në laboratorë ku nuk kishte standarde.

Shefi i Jashtëm i Uashingtonit nuk zgjodhi ta specifikonte nëse dalja e koronavirusit ishte diçka e bërë me qëllim apo jo.