Home News Koronavirusi rikthehet pas 6 muajsh fuqishëm? Studimi që po frikëson këdo në...

Koronavirusi rikthehet pas 6 muajsh fuqishëm? Studimi që po frikëson këdo në botë

493
0

Në pandeminë aktuale covid-19, një pyetje kryesore e pazgjidhur është cilësia dhe kohëzgjatja e imunitetit të fituar tek individët e shëruar , thuhet në nje studim hollandez. Një pyetje themelore për të kuptuar nëse koronavirusi do të jetë më pak i frikshëm apo agresiv si ky qe kaluam.

Koronaviruset në përgjithësi duket se krijojnë imunitet afatshkurtër me humbje të shpejtë të antitrupave, thanë studiuesit, bazuar në studimin e 10 personave për një periudhë 35-vjeçare, nga viti 1985 deri në vitin 2020 me gjithsej 2473 vëzhgime dhe monitorime duke përcaktuar nivelin e antitrupave pas infektimit nga një prej katër koronaviruseve sezonalë. Dolen ne konkluzion me shume pasiguri. Studiuesit tregojnë se ende nuk është e qartë se sa mund të zgjasë imuniteti mbrojtës për Covid-19. Sipas studimit, riinfeksioni ka të ngjarë të diktohen nga dy ndryshore: ekspozimi ndaj virusit dhe cilësia e imunitetit, shkruajnë studiuesit.

Ekzistojnë katër lloje të koronaviruse sezonale, të gjitha të lidhura me infeksione përgjatë rrugëve të frymëmarrjes, por kryesisht jot të rrezikshme. Përveçse shkaktojnë ftohje të zakonshme, të katër viruset janë biologjikisht të ndryshëm: dy prej tyre i përkasin gjinisë Alphacoronavirus, dy të tjerat Betacoronavirus. Këto viruse përdorin molekula karakteristike të receptorëve për të hyrë në një qelizën e synuar, por jo të gjithë hyjnë në të njëjtin lloj të qelizës epiteliale në mushkëri.

Studimi u krye në 10 meshkuj të rritur, filloi në vitin 1985 dhe vazhdoi deri në vitin 2020 në interval të rregullt (çdo 3 muaj para 1989 dhe çdo 6 muaj pas kësaj). Në fillim të studimit, mosha e subjekteve ndryshonte nga 27 në 40 vjeç; para përfundimit të monitorimit, subjektet ishin nga 49 deri në 66 vjeç. Ky hulumtim u aprovua nga Komiteti i Etikës Mjekësore të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Amsterdamit.