Home News Koronavirusi nuk ekziston…, mjeku i njohur italian jep lajmin surprizues për epideminë

Koronavirusi nuk ekziston…, mjeku i njohur italian jep lajmin surprizues për epideminë

978
0

Alberto Zangrillo, kryemjeku i sptalit “San Raffaele” të Milanos, është shprehur me terma pozitivë në lidhje me zhvillimin e epidemisë se koronavirusit:

Virusi nuk ekziston më klinikisht, ka thënë ai në programin Mezz’ora in piu te Rai 3. Sot është 31 maji dhe rreth një muaj më parë kemi dëgjuar epidemiologë që kishin frikë për një valë të dytë në fundin e majit dhe fillimin e qershorit.

Në të vërtetë, virusi nuk ekziston më në këndvështrimin klinik. Këtë e thotë universiteti i Vita e Salute San Raffaele, e thotë një studim i bërë nga virologu drejtor i Institutit të virologjisë, profesor Clementi, e thotë profesor Silvestri i Emoy University të Atalntas.

Zangrillo është i bindur në atë që thotë: E them me vetëdijen e dramës që kanë jetuar pacientët që nuk ia kanë dalë. Virusi nuk ekziston më në këndvështrimin klinik. Për këtë jap firmën. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ate cka i ka ndodhur vendit./telemedia