Gjatë kësaj kohe të izolimit prej koronavisursit është shumë e rëndësishme qe të mbahet higjiena e duhur personale si edhe të dezinfektohet shtëpia rregullisht.
Ekspertët japin këshilla shume profesionale për pastrimin dhe kanë zbuluar që disa objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe prandaj është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht.
Leckat e kuzhinës: edhe pse na duken të padëmshme, në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim të baktereve dhe viruseve, përfshirë këtu salmonelën dhe escheriacolin.
Keshtu që pas çdo përdorimi mos e lini leckën në tavolinën e kuzhines por vareni diku të thahet. Nëse keni peshqirë shumë të ndotur apo lecka te tjera mund t’i zhytni në ujë të nxehtë, t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe një lugë sode buke, e me pas i lani në lavatrice si zakonisht
Doreza e kuzhinës: janë të punuara nga materiali i pambukut dhe shpesh aty mbeten njolla të forta, prandaj përpiquni që dorezat t’i njomni në ujë të nxehtë, pastaj t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe detergjent rrobash në mënyrë që ta eliminoni yndyrën.
Këllëfët e jastëkëve: duhet që t’i lajmë këllëfët e jastëkëve më shpesh se çarçafët por mund të lahen si zakonisht por per më shumë freski, shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë.
Rrugicat dhe tapetet: per larjen e tyre ju mund te perdorni kete mënyrë: Hidhni pak sodë bikarbonati nëpër gjithë tapetin, pastaj prisni 30 minuta dhe pastaj e pastroni me fshese korenti si zakonisht.
Palltot dhe xhaketat: Dihet qe larja me dorë per to nuk do të jetë efikase, prandaj i lani dhe thani ashtu siç shkruan në etiketën e tyre. Mund t’i freskoni me ane te nje tretje speciale me uji dhe uthullë të cilën do ta përzieni në pjesë të barabarta.