Home News Koron.avirusi! Skënder Brataj tregon “KUREN” që ka bërë mrekulli tek shqiptarët

Koron.avirusi! Skënder Brataj tregon “KUREN” që ka bërë mrekulli tek shqiptarët

499
0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se numri i personave të shtruar në spital nga koron.avirusi në vendin është i ulët. Sipas tij një nga faktorët është edhe vaks.inimi, sidomos ajo e turbekulozit.

Shumë hipoteza qarkullojnë. Por ne shohim që spitalet dhe urgjencat kanë nje rënie mbi 50% te numrit te pacientëve. Kjo kuptohet nga frika, ose nga ankthi. Kjo tregon që këto shtrime në urgjencë të kota kanë qenë në numër të madh. Një faktor është fakti i vaks inimit të popullsisë shqiptare që kanë qenë në masë nga vitet 60 e këtej, sidomos ajo e tuberkulozit. Faktorë të tjerë janë ato të izolimit. Jo vetëm Koron.avirusi por ne nuk patëm as grip stinor qe e kemi zakonisht. Sepse edhe gripi është sëmundje infektive dhe ishte në sezonin e vet. Pra ka një ulje drastike, po të pyesësh epidemiologët dhe të shikosh statistikat nuk përkojnë me ato te vitit te kaluar, sepse izolimi i kufizon ato.

Janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në uljen e këtij numri edhe të shtruarve në spital, tha Brataj.