Home Menyre Jetese Klodiana Lala zbulon informacionin b ombë: Ju tregoj arsyen e fortë të...

Klodiana Lala zbulon informacionin b ombë: Ju tregoj arsyen e fortë të përplasjes mes kryeministrit Rama dhe ambasadores Yuri Kim

126
0

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me zgjedhjen e kreut të SPAK, ishte tema e cila u diskutua në tryezën e emisionit “Open”.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se sipas saj, përplasja nuk ndodh për emrin që do të bëhet kreu i SPAK, por për të gjithë strukturën. Ajo shtoi se shqetësimi i ambasadores së SHBA, është mundësia që qeveria të ndërhyjë në SPAK, duke e bërë këtë të fundit të pavarur vetëm në letra.

“Problemi është që bëhet fjalë për zgjedhjen e kreut të SPAK, i cili në Prokurorinë e Posaçme nuk është as më pak dhe as më shumë një sekretar i përgjithshëm, ky është funksioni, dhe nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët e tjerë. Ne na bëjnë përshtypje emrat, por më shumë se emri unë mendoj se nga njëra anë është DASH dhe taksapaguesit amerikanë që kanë investuar për reformën në drejtësi, pala tjetër është qeveria.

Qëllimi i reformës ishte që politika të mos kishte asnjë ndikim, çështja është që sot qeveria po tenton ta kapë, dhe pavarësia mbetet vetëm në letër. Secili prokurori sot është i çështjes së tij. Nëse më parë drejtuesi i Prokurorisë ishte Zot në mënyrë si drejtohej institucioni, sot nuk ka asnjë fuqi mbi trupin. Pra lufta bëhet për të gjithë strukturën. Çështja është që SHBA ka informacione që ne nuk i kemi, që palë politike i kanë shtrirë tentakulat në SPAK, dhe kjo është frika më e madhe e ambasadës amerikane.

Çështja është sa kjo strukturë duke qenë nën hyqmin e qeverisë do të arrijë të ndërhyjë në interesa të larta?! Dyshoj se përplasja mes ambasadores Kim dhe qeverisë, ka të bëjë me të gjithë strukturën”, tha Lala.