Në një kohë kur pandemia ka goditur rëndë biznesin dhe turizmin, dhe kërkohet promovimi i turizmit brenda vendit, nga Llogaraja vijnë çmime krejtesisht të çmendura.
Një faturë e dates 14 qershor 2020 në një biznes në Llogara, tregon se çmimi i një pilafi është 750 lekë të reja dhe ai i një kosi 800 lekë.
Ndërsa uji dhe kafja janë në një shifër më modeste, duke u faturuar me 1000 lekë të vjetra.
Në total, kjo faturë në këtë biznes, vetëm me këto 4 artikuj shkon në 1 750 lekë të reja, çmim mjaft i kripur për këto artikuj që në kryeqytet apo ndonjë qytet tjetër nuk shkojnë më shumë se 400-500 lekë në total
