Home News Keto jane 9 qytet e para qe do te kene masa lehtesuese...

Keto jane 9 qytet e para qe do te kene masa lehtesuese te levizjeve se lire

517
0

Edi Rama thote se:“Shtetrrethimi” do te nis nga ora 17:30 e ditës së premte dhe përfundon ditën e hënë, në orën 5 të mëngjesit. Prandaj duhet te beni kujdes. Qendroni me familjen tuaj dhe kujdesuni per ta.

Edi Rama shprehet se :”Për nesër të shtunën dhe të dielen do të jetë e njëjta gjë. Të gjithë në shtëpi pa përjashtim, përveç atyre që janë në punë të lejuara të shtunë dhe të diel, se jemi në situatë shumë pozitive, po qe mund te permbuset sa hap e mbyll syte. A e patë që doli me Koron.avirus njëri prej atyre që erdhi nga Greqia? Që më ra goja? Fatmirësisht është në karantinë, po të kishte vajtur në shtëpi në Përmet? Sot dhe Përmetin do e kishim vatër infeksioni.

Ndërsa njoftoi se nga java tjetër do ketë lehtësira në disa zona të vendit:

Nga fillimi i javës tjetër, ne disa zona të vendit do të kemi një relaksim, krahasuar me Tiranën apo zona të tjera. Qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësira, po kështu edhe qarku i Dibrës, bashkia e Divjakës, Saranda, Konispoli, Himara, që do të kenë lëvizje me automjete edhe mes njëra-tjetrës, si dhe zonat Pogradec-Përrenjas-Librazhd. Lëvizja fshat-qytet do të jetë më e lire, pensionistët të dalin në një fashë të caktuar në mëngjes, të tjerët në shtëpi. Prindërit me fëmijë, jo më shumë se 10 vjeç, mund të dalin, madje edhe të rinjtë, por duke eliminuar grumbullimet.