Home News Kërkuan paga më të mira/ Pronarët grekë kërcënojnë emigrantët shqiptarë: Do t’u...

Kërkuan paga më të mira/ Pronarët grekë kërcënojnë emigrantët shqiptarë: Do t’u nxjerrim nga shtëpitë!

489
0

Rreth 60 emigrantë shqiptarë që punojnë në bujqësi në Greqi ne Agia Marina të Verias, kanë kërkuar qe të kenë paga më të mira. Ata janë mbledhur në sheshin e fshatit dhe kanë vendosur të mos punojnë deri në momentin që kërkesat e tyre të pranohen nga pronarët greke.

Emigrantët janë shprehur se arsyeja e protestës së tyre është se po marrin paga jo dinjitoze.

Ata thonë se pronarët grekë po i paguajnë shume pak me ate qe eshte perfolur ne fillim, dhe shtojne se jane kercenuar nga pronaret per largim nga shtepia ku banojne me familjet e tyre.

Emigrantët shqiptarë shprehen se jetojnë dhe punojnë prej më shumë se 20 vjetësh në këtë fshat dhe janë pajisur me dokumente të rregullta. Ata madje u kanë bërë thirrje edhe punëtorëve sezonalë që pritet të vijnë nga Shqipëria të mos pranojnë një pagë më të ulët se 30 euro në ditë.