Home News Keni planifikuar të shkoni në plazh? Sinoptikanët tregojnë si do jetë moti...

Keni planifikuar të shkoni në plazh? Sinoptikanët tregojnë si do jetë moti ne vijim…

319
0

Për të gjithë ata që kanë planifikuar një fundjavë në bregdet kushtet atmosferike do të jenë shume favorizuese. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.

Në veri e veriperëndim në mesditë vranësirat do të marrin karakter zhvillimi duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal në intervale të shkurtra kohore.

Era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi 1-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare në jug do të fitojë intensitet deri në 12m/s. Gjithsesi mbetet per tu pare dhe situata kaotike qe eshte krijuar keto dite per shkak te koronavirusit