Këtë të dielë në emisionin “Zemër Luana”, kanë qenë të ftuar disa nga emrat më në zë të momenteti dhe jo vetëm.
Një ndër të ftuarit ka qenë Bardhi, I cili bashkarisht me menaxherin e tij Jetmir Agaj dhe producentin Çelik Lipa kanë folur pa doreza në sfidën e tyre. Teksa Bardhi është pyetur për disa prej bashkëpunëtorëve të tij ku duhet të tregonte një sekret, ti përgjigjej pyetjes apo të pinte një shots.
Teksa ka dalë fotoja e Shkurte Gashi, menaxheri I Bardhit, Jetmiri ka vendosur të tregojë një sekret të saj. Ai është shprehur ekskluzivisht në “Zemër Luana” se Shkurte Gashi është shtatëzënë sërish.