Home News KE rekomandon hapjen e kufijve te BE edhe per Ballkanin, ja data...

KE rekomandon hapjen e kufijve te BE edhe per Ballkanin, ja data per Shqiperine

577
0

Hapja e kufijve mbetet një nga çështjet me te rendesishme të Bashkimit Europian. Sot Komisioni Europian ka rekomanduar shtetet anëtare të Schengen-it që të heqin kontrollet e brendshme në kufij nga 15 Qershori ndërsa të zgjatet kufizimi i përkohshëm i udhëtarëve pa nevoja esenciale deri më 30 Qershor 2020. Duke parë situatën shëndetësore me vendet e treta, KE rekomandon që të mos ketë një hapje të përgjithshme të kufijve.

Ylva Johansson, komisionere për Çështjet e Brendshme tha se kjo është një qasje e pastër dhe fleksibël për heqjen e kufizimeve duke filluar nga 1 korriku. Udhëtimi ndërkombëtar është pike kyçe për turizmin, biznesin dhe për ribashkimet familjare dhe shoqërore, tha Johansson.

Komisioni ka rekomanduar heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nga 1 Korriku duke parë se situatat e tyre epidemiologjike janë të ngjashme ose më te mira se ajo në BE, thuhej në deklaratë