Home News Kapriçot e motit, sinoptikania tregon se dimri i ‘vërtetë’ do të fillojë…

Kapriçot e motit, sinoptikania tregon se dimri i ‘vërtetë’ do të fillojë…

174
0

Duke filluar nga dita e nesërme do ketë kthjellime por gjithashtu do të ulen temperaturat në mënyrë të ndjeshme.

Duke folur për dimrin e ‘vërtetë’, Adiola Bani u shpreh se presim që të fillojë nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit.

Moti fundjavë dhe në vijim? Në fakt dita e sotme paraqitet me mot të paqëndrueshëm. Kryesisht vranësira dhe reshje shiu në zonat veriperëndimore. Më pak reshje në zonat qëndrore. Në fakt gjithë dita do paraqitet e tillë me vranësira të shpeshta dhe me rrebeshje shiu herë pas herë. Ajo që vlen të theksojmë është që dita e diel do na sjellë mot të kthjellët, me shumë pak reshje të izoluara në zonat jugore.

Dita e diel do te sjellë edhe ndryshim të qarkullimit të masave të ajrit që vijnë nga veriu i Europës duke sjellë rënie të temperaturave. E diela do sjellë rënie me të paktën 4-5 gradë celcius sidomos në orët e para të mëngjesit. Presim një periudhë 3-4 ditore që do paraqitet me mot të kthjellët por të ftohtë. Të paktën deri mesin e javës që vjen do të mbetemi me temperatura të ulëta tipike si në fillim të dhjetorit por me mot të kthjellët.

Dimri i vertete? Për sa i përket reshjeve të dëborës, nuk presim prezencë të reshjeve të deborës as në Korçë as në verilindje të Shqipërisë. Presim reshje shumë të pakta dëbore në Malin e Zi por jo në Shqipëri. Nëntori do jetë me temperatura me 1-2 gradë më shumë se vlerat normale klimatike, gjithashtu dhe gjatë dhjetorit është parashikuar të jetë më i ftohtë. Presim që dimrin e vërtetë ta ndiejmë në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit.