Fjalët e Mariglenit prekën këdo që i dëgjoi. Djali tha se e ndiqte emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe se e shikonte këtë emision si të vetmen shpresë te tij.
Por historia e Mariglenit na ka prekur të gjithëve. Jo vetëm qe do ta takojmë, por ne sot për Mariglenin kemi nëj surprizë. Lëndimet e mëdha që ka marrë në jetë, me ndihmën e Zotit shpresojmë që t’ia lehtësojme sot”,-u shpreh Elvis Naci.
“Do donim të uleshim të bisedonim këtu, por Mariglen e tille është situata, koron.avirusi nuk na lejon. Ti ke kaluar shumë vështirësi, je rritur më shumë sesa e ke moshën . Ne sa ti kemi djalin e madh. Ne të kemi si djalin tonë. Nuk t’i kompensojmë dot të gjitha. Tani ne do të shkojmë të gjithë do të shikojmë një gjë. Shikoj që ke një top futbolli. E paske qejf”- i tha Elvisi.
Me të mbërritur përpara derës së shtëpisë së re Elvisi i tha Mariglenit se një surprizë e madhe poe priste, nje dhuratë e shqiptarëve e priste pas derës.
Mariglen këto ditë i ke kaluar vështirësi, e ke shprehur këtë. Ke mbetur vetëm me gjyshen, të jap fjalën që ne do të gjendemi gjithmone. Bashkë me ne ti do bëhesh ai që do të ndihmosh të tjerë nesër. Ti do bëshesh një djalë i shkëlqyer. Këtu shkruan “Shqiptarët për shqiptarët”. Shumë u lutën dhe shumë kanë kontribuar. Tek Marigleni ne kemi gjetur edukatën, durimin. Ne jemi bashkuar, po të japim këtë celës që të lumturohemi të gjithë. Hape derën të shikojmë të gjithë surprizën tani- i tha Elvisi Mariglenit.
Shtëpia e re e ka emocionuar Mariglenin dhe gjyshën. “Ta gëzoni dhe të jetosh bashkë me gjyshen sa më të lumtur. Gjyshe tu bëftë nipi mbret. Nesër të ndihmojë shqiptarët. Marigleni gjyshe të ka dritën e syve”-i tha Elvisi djalit dhe gjyshes.
“Kam një ënderr të bëhem futbollist. Nëse bëhem dua që paratë që do mbledh të ndihmoj ata që sot më ndihmuan mua”,-u shpreh Marigleni i gezuar. Elvis Naçi tha gjithashtu në studio se 14-vjecarit do t’i jepet edhe një pension prej 500 eurosh në muaj.