Home Receta Gatimi Japrakë me lakër në salcë

Japrakë me lakër në salcë

375
0

Perberesit
4 gjethe lakre ,1 qepë ,1 thelpi hudhër,400 gr domates,vaj ulliri ,piper,salsiç ,150 gr djathë kaçkavall
2-3 lugë gjelle bukë e grirë e thekur,2-3 lugë gjelle djath i grirë,1 vezë,kripë

Përgatitja
Për mbushjen e japrakëve skuqni salsiçet me pak vaj, hudhrën dhe qepën e grirë. Salsiçeve ua keni hequr lëkurën paraprakisht
dhe i keni shtypur me pirun. Hiqini nga zjarri më pas dhe lërini të ftohen. Në një tas shtoni bukën e grirë të thekur, djathin e grire dhe vezën.
Shtoni salsiçen e skuqur, piper nëse dëshironi. Punojeni brumin me duar. Jepuni një valë gjetheve të lakrës dhe lërini të ftohen.
Mbushini ato me përgatitjen e salsiçeve dhe mbyllini duke i lidhur me fill kuzhine. Vendosini në një tigan me pak vaj
shtoni dhe pak ujë e salcën e domateve. Gatuajini për 15 minuta me kapak.