Home Receta Gatimi Japrak me Gjethe Rrushi/ Shija e Persosur e Tradites

Japrak me Gjethe Rrushi/ Shija e Persosur e Tradites

1124
0

Japraket tashme jane tradite e guzhines shqiptare. Zakonisht ato behen ne kete stine sepse tani eshte dhe momenti i celjes se gjetheve te rrushit. Eshte e rendesishme te perdoresh gjethe rrushi te fresketa dhe natyrisht perberesit e duhur per ti dhene japrakeve nje shije fantastike.

Ja si pergatiten Japraket me Gjethe Rrushi


Përbërësit 40 copë gjethe rrushi , 5-6 qepë të njoma , 1 filxhan çaji oriz, Kripë, Një tufë majdanoz, Kopër, Nenexhik, 2 filxhanë kafeje vaj ulliri, Lëngu i një kokrre limoni, Një filxhan çaji me mish të grirë

Përgatitja

E rendesishme eshte qe gjethet e rrushit te jene te njoma dhe me permasa mesatare, jo shume te vogla. Si fillim, gjethet e rrushit pastrohen dhe zihen në ujë të valuar për 8-10 minuta. Më pas, kullohen dhe hapen sa janë të nxehta pasi nëse ftohen ngjiten me njera tjetrën. Mundesisht te gjeni qepe te njoma dhe ti grini holle. Kapardisini në vaj ulliri derisa volumi i tyre të bjerë, më pas shtoni orizin dhe mishin e grirë nëse preferoni, kaurdisini të gjitha bashkë e më pas shtoni kripën, koprën, nenexhikun. Kaurdisini në disa minuta, largojini nga zjarri dhe nisni përgatitjen e mbushjes së gjetheve të rrushit. Secilës nga gjethet e rrushit, i pritet bishti dhe në mes vendoset një lugë gjelle nga mbushja me oriz. Në fillim mblidhen anët dhe rrotullohen në formë roleje. Vihen në tenxhere ku keni shtruar disa fletë rrushi. I hidhet kripë, një gotë e gjysmë me ujë, vaj ulliri, i vihet një pjatë sipër dhe lihen që të zjejnë derisa japrakët të thithin të gjithë ujin. Pasi të jenë gati, kur shërbehen japrakët spërkaten me lëng limoni dhe nëse preferoni për më shumë shije me disa pika gjalpë të freskët të shkrirë