Home Menyre Jetese “Jam i lemerisur”, Fatmir Xhafaj plas deklaratën e fortë

“Jam i lemerisur”, Fatmir Xhafaj plas deklaratën e fortë

315
0

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur me tona të ashpra në Komisionin e Ligjeve në lidhje me situatën e krijuar për shkak të hartës së re gjyqësore që ka shtyrë avokatët të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore.

“Nuk më shqetëson fakti i datës por fakti që prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Kjo është çështja e qytetarëve, Ne këtu përfaqësojnë qytetarët dhe interesat e tyre Jemi ne që duhet t’i vëmë ata nën presion për ta përshpejtuar procesin.

MD dhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit për këtë çështje. U bënë gati dy javë që nuk ka gjyqe. Njerëzit presin avokatët për të shkuar në seancë gjyqësore. Në vlerësimin tim nuk ka lidhje komentet që bëjnë institucionet me komentet që bëhen në seancë dëgjimore”, tha Xhafaj.

“Nga kjo pikëpamje do dëshiroja ta përshpejtojmë këtë proces. Ky nuk është proces shkresash por me thelbin e dokumentit që është bërë publik. Se çfarë do thonë Ministria e Financave ne nuk e vendosim. Pastaj nëse iua kanë thënë ju kështu unë jam i lemerisur.

Do të thotë që deri tani 3 vjet nuk kanë paskan marrë mendimin e Ministrisë së Financave. Dhe duhen dy javë që t’i bëni presion atyre që të vijnë në seancë dëgjimore. Kjo është shqetësuese. Ne duhet të bëjmë mbledhje komisioni për këtë gjë pastaj.