Viti akademik 2019-2020 do të mbyllet. NUk do te jete me e mundur që nxënësit dhe studentët të rikthehen në ambientet e shkollave për shkak të koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë një komunikimi online. Shkollat dhe Universitetet në Shqipëri do të rihapen vetem në shtator. Kujtojme qe ato jane mbyllur qe ne 9 mars te ketij viti per shkak te pandemise.
Ashtu siç ju kam premtuar dua t’ju njoftoj sot për vendimin që kemi marrë, për mbylljen e vitit shkollor. Kemi vendosur që shkollën ta hapim vetëm për maturantët për disa javë, tha ministrja Shahini.
Ministrja e Arsimit ka shpjeguar gjithashtu se viti shkollor nuk digjet. Ndërsa shkollat do të hapen vetëm për maturantët, për periudhën 18 maj deri në 5 qershor me qëllim që të përgatiten për Maturën Shtetërore.
Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare per ti sherbyer maturanteve, perfundoi ministraja.