Home News Ja kur mund të jetë e mundur qe të udhëtohet perseri në...

Ja kur mund të jetë e mundur qe të udhëtohet perseri në Europë ?

598
0

Italia, Spanja, Gjermania, Austri, Danimarka, Norvegjia, Polonia, Republika Çeke, Luksemburgu dhe Islanda, do te jene vendet e para që do te lehtësojnë kufizimet e tyre, duke lejuar kthime të pjesshme në punë dhe shpalljen e masave të tjera për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomive të tyre.

Sa i përket udhëtimeve, Komisioni Europian ka qenë shumë i qartë: ‘Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin para se të planifikojnë pushimet e tyre, deklaroi Von der Leyen disa dite me pare.
‘Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për periudhën korrik dhe gusht.’ Nevoja për kujdes dhe planet e hapjes së vendit duhet te jene te perbashketa me vendet e tjera.
Por qeveritë nuk mund të bien dakord se cilat grupe moshe ose industri duhet të kthehen së pari, cilat më pas dhe kur.

Ndërsa puntorët e fabrikave në Spanjë u rikthyen në punë të hënën, fabrikat e Italisë, janë ende të mbyllura. Është e detyrueshme të vihen maskat në ambjentet ​​jashtë shtëpisë në Republikën Çeke, por jo në Danimarkë.E njëjta gjë mund të thuhet për industrinë e turizmit.