Home News Ja kur mund te hapet transporti publik dhe a do të rritet...

Ja kur mund te hapet transporti publik dhe a do të rritet çmimi i biletave perseri?

451
0

Prite qe ne muajin qershor te rinis perseri dhe transporti publik. Por kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja u shpreh se:

Konkretisht jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin, por diskutohet për ditët e fundit. Nje urban që ishte 12 metra i gjatë kishte kapacitetin e 100 pasagjerëve, në këto kushte pandemie do të qarkullojnë jo më shumë se 25 ose 30 persona.

Por a do të sjellë kjo një rritje të çmimit? Qosja u shpreh se janë kërkuar disa mënyra të tjera sesi ta bëjnë sektorin e transportit të mbijetojë në kushtet e krizës, pa rritur çmimin e biletes.

Të vetmen gjë që nuk e kemi kërkuar është rritja e çmimit. Sepse edhe po të rritet çmimi nuk do mund ta kompensojë dot humbjen që ne do gjenerojmë nëse dalim në punë si normalisht. Sepse të transportosh 30% të kapacitetit do të thotë që është humbje çdo ditë. Kështu që ne kemi kërkuar disa mënyra të tjera për të bërë që ky shërbimi të mbijetojë.