Home News Ja cili është Call Centeri në Tiranë nga ku u infektuan te...

Ja cili është Call Centeri në Tiranë nga ku u infektuan te gjithe me Koronavirus

313
0

Qendrat e Call-Centerat dhe fasoneritë janë pergjithesisht burimet me kryesore te rasteve të reja me Koronavirus, sepse keto jane biznese ku punonjësit jane shume ngjitur me njeri tjetrin dhe per cudi nuk u mbyllën as gjatë kohës së Koronavirusit me urdhër të Ramës.

Por kur tashme shpresat për uljen e numrit e të infektuarve në vend ishte e madhe, u shfaq një tjetër vatër me 15 të infektuar. Sipas Inspektoriatit të Punës, ne biznese te tilla ishin kryer verifikimet e nevojshme për mbajtjen e distancës dhe pajisjen e punonjësve me maska dhe doreza, por vihet ne dyshim e gjithe kjo pasi kurba e të infektuarve kërceu për lart.

Sipas Tema, call-centeri ‘CTA Groups’ i ndodhur në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës, është ai në të cilin sot u shënuan rastet e reja me Koronavirus dhe ku sipas të njëjtat burime konfirmohet se call-centeri në fjalë ka operuar i pashqetësuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës, ndërsa nuk dihet nëse është vizituar nga ISHPSHSH.

Kjo pra eshte nje vatër e re e cila përbën thuajse 70% të rasteve të reja me Koronavirus per keto dy ditët e fundit. Shpresojme qe perhapja e rasteve nga kontaktet te jete sa me i vogel