Home News Izolim absurd i tejzgjatur/ Mjeku thirrje kolegëve: Mos ndillni panik me Endrra...

Izolim absurd i tejzgjatur/ Mjeku thirrje kolegëve: Mos ndillni panik me Endrra Epidemike

371
0

Vendimi i qeverisë për të zgjatur izolimin për shkak të koronavirusit, ka shkaktuar reagime të shumta. Një prej tyre qe ka reaguar kunder është edhe mjeku Gëzim Xhepa, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se qeveria, për shkak të mos arritjes së glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti një izolim absurd të tejzgjatur, po haliçunon për rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Ai iu drejtohet edhe kolegëve të tij, të cilëve iu thotë se po ndjellin panik, duke parë ëndrra epidemike, për pasoja që virusi nuk i prodhoi as në stinën e tij. Mjeku hedh poshtë tezën e kolegëve të tij dhe qeverisë, në lidhje me atë që u pretendua se izolimi pengoi në përhapjen e virusit. Xhepa e mbyll postimin e tij me një thirrje drejtuar autoriteteve, të cilave iu kërkon që t’i lënë rehat shqiptarët në këtë hall që u ka rënë për pjesë.

Reagimi i plotë:

Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI! Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë me pasoja që virusi nuk i prodhoi dot as në stinën e tij sinqerisht nuk i kuptoj! Duke dashur me gjithë shpirt t’ja lë barrën e krimit panikndjellës, këndvështrimit superficial profesional mbi pseudopandeminë… dhe jo dashakeqësisë për të terrōrizuar një popull në pikun e krizës psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore!!

Ju të nderuar kolegë që pretendoni se pas bishtit të një epidemie vjen vala dhe piku, ju që në infantilitet profesional pretendoni se izolimi ka penguar shfaqjen e egërsisë të një virusi që, që kur lindi lindi i dobët. ju që praninë e virusit në depistime rastësore në target e barazoni me prezencën e sëmundjes…, JU LUTEM LIRENI TË QETË KËTË POPULL NË FATKEQËSINË QË I KA RËNË PËR PJESË…