Gjate mbremjes se djeshme, Edi Rama njoftoi në Facebookun e tij se fundjava do jetë e njëjtë si fundjavat e tjera, pra shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura dhe lëvizja e njërëzve, sipas kategorive që ai ka caktuar.
E ndërsa e tillë tallje vazhdon prek kohësh, tallja e djeshme ishte me kosto të lartë për shumë biznese, sidomos ne Tirane. Shume biznese ditën e sotme nuk e dinin mirë nëse do duhet të punonin apo të qëndronin në karantinë.
Njoftimi në orët e vona të natës nga kryeministri nuk u përcoll dot tek të gjithë njerëzit, pasi ai u bë rreth orë 22:00 përmes një statusi te tijin në facebook.
Duke mos qenë të informuar, pronarët kanë hapur dyqanet, lokalet, baret e restorantet por janë ndeshur me gjoba të majme nga policia, veçanërisht në Tiranë.
Mesa duket, sipas kryeministrit, bizneset duhet të ishin të abonuar në facebook-un e kryeministrit Rama dhe për tu mos mjaftuar me kaq duhet të rrinë zgjuar pas ors 22:00.