Home News Italianët protestojnë për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, së bashku për Teatrin

Italianët protestojnë për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, së bashku për Teatrin

818
0

Shembja e teatrit kombetar mori jehonë në mbarë mediat ndërkombëtare, dhe shumë vende u solidarizuan me artistët shqiptarë kunder prishjes.

Ne Padova të Italisë, është zhvilluar një protestë paqësore, e cila përfshinte shqiptarë dhe qytetarë italianë se bashku, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe keqardhje për këtë humbje të madhe kulturore qe pesoi Shqiperia.

Elda Omari, arkeologe dhe studiuese e historisë së artit tha:

Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, u shkatërrua një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezente dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve dhe kundër popullsisë civile.
Gjithashtu prsesidenti i Shoqatës Pulieze në Padova tha se Puglia është shumë afër Shqipërisë, dhe jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë.