Home News Italia drejt hapjes se “Aeroporteve” Ja cilet jane aeroportet e pare qe...

Italia drejt hapjes se “Aeroporteve” Ja cilet jane aeroportet e pare qe do hapen

610
0

Gjatë diteve të ardhshme Italia do te rihape disa aeroporte ne vend. Ne fillim mendohet te hapet aeroporti “Ciampino” në Romë dhe aeroporti i Firences ” Peretola” të cilët janë mbyllur per shkak te pandemise.

Ato do të hapen më datën 4 maj dhe mendohet te hapen dhe aeroportet e tjere ne te gjithe vendin, por kjo ne varesi te situates ne vazhdim.

Me kërkesë të ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, që siç thuhet në document, për të kënaqur kërkesat në rritje të cilat sidoqoftë do ti nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këta aeroporte.

Dekreti i përbashkët shtrihet gjithashtu deri në 17 maj për të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në operativitet të plotë.