Infektologu i njohur Salih Ahmeti ka shprehur mendimin se nuk beson se do të kemi një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë. Sipas tij, nëse koronavirusi do të ndjek rrjedhën natyrore të virusëve, nuk do të përballemi sërish me të.
Unë besoj se muaj e ardhshëm ne do ta njohim edhe më mirë këtë virus eshte shprehur ai. Gjithashtu do të kemi përvoja që ne shumë më lehte dhe shumë here më mirë ta lokalizojmë në rast se shfaqet serish. Personalisht, nuk mendoj se do të kemi ndonjë valë të dytë të shpërthimit të këtij virusi, tha Ahmeti për RTK-në.
Por pyetja tjeter ishte se kur do të ketë fundin e tij koronavirusi në Kosovë?
Zakonisht këto viruse maksimumin e shpërthimeve e kanë deri në gjashtë muaj. Unë besoj se prej momentit të shfaqjes së tij, së paku zyrtare, veç e ka plotësuar periudhën kohore prej gjashtë muajve. Megjithatë atë që e quajmë bisht të epidemisë, raste sporadike mund të kemi edhe gjatë muajve të verës, por unë besoj se ato do të jenë raste shume të pakta, tha Ahmeti