Ne nje deklarate para medias zv/ministria e Shendetesise Mira Rakacolli ka bere me dije se, deri diten e sotme 13 Mars 2020, numri i te infektuarve ka shkuar ne 33.
Por ka thene gjithashtu se nga testimi i grupit te dyte te mjekeve te Durresit ka dale pozitiv vetem nje mjek.
Deklarata e plote per shtyp:
“Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.
Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit”.
Ne durres ka qene rasti i pare ku nje person ka nderruar jete nga virusi dhe per me teper nuk u kishte treguar mjekeve qe kishte udhetuar ne Itali deri kur gjendja e saj ishte renduar.
Ndaj ne ate spital u testuan te gjithe ne stafin mjekesor por fatmiresisht vetem njeri nga mjeket ka dale pozitiv por gjendja e tij eshte e mire .