Home Menyre Jetese Ilir Meta paralajmeron : Ja çfarë do te ndodhë pas 25 korrikut

Ilir Meta paralajmeron : Ja çfarë do te ndodhë pas 25 korrikut

149
0

Ilir Meta ka paralajmëruar për shkundje të sistemit në vend duke nisur nga 25 korriku, një ditë pasi atij i përfundon mandati si president i vendit.

Në konferencën për shtyp nga Presidenca ku ai sqaroi kthimin në Kuvend të projekligjit për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit, kreu i shtetit i bëri thirrje shumicës që të rimendojë çështjen në fjalë pasi bëhet fjalë për interesin publik.

“Këto lajme absurde si vetë personazhet nuk kanë asnjë rëndësi. Gazeta austriake e ka marrë përgjigjen dhe do jeni edhe ju atje në seancat gjyqësore.

Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të kërkuar t’i shpëtojnë drejtësisë. Ky është një sistem që do te shkulet nga themeli duke nisur nga 25 korriku.

Po deri më 24 korrik do te bëj detyrën në mbrojtje të interesit publik. Shpresojmë të ketë edhe reflektime nga ana e shumicës kur bëhet fjalë për çështje të interesit kombëtar”­ – tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here