Home News Ik pirdhu o budalla, degjeneron debati mes Nazarkos dhe Mukës: Ish-zv-ministri: Jam...

Ik pirdhu o budalla, degjeneron debati mes Nazarkos dhe Mukës: Ish-zv-ministri: Jam shkencëtar/ Analisti: Përralla, o budalla rri o budalla

577
0

Ka degjeneruar në fyerje dhe etiketime personale debati mes shkencëtarit Taulant Muka dhe Shpëtim Nazarkos gjatë emisionit “360gradë”. Gjithçka ka nisur pasi Muka e ka korrigjuar Nazarkon për një term, gjë që e ka nxehur shumë analistin.

Nazarko ka filluar me fyerjet personale, ndërkohë që për të ‘shuar’ gjakrat ka ndërhyrë edhe drejtuesi i emisionit Artur Zhei, i cili i ka thene Mukes që Nazarko nuk i ka me të keq ofendimet.


Ja debati midis tyre


Taulant Muka: Është statistë diferenciale
Shpëtim Nazarko: E di më mirë se ty unë, rri tek këpuca. Po bëhesh si ata të Enver Hoxhës, që thoshin kemi inteligjencën popullore. Po kujt i plasi që je ti shkencëtar, je në terezi apo jo? Lëri të tjerët të diskutojnë. Je emëruar shkencëtar ti, hajde të të japim një medalje.

Taulant Muka: Një pyetje shumë të thjeshtë të bëra.

Shpëtim Nazarko: Ke vajtur si gjithë ata shqiptarët e tjerë. Ik tani! Boll na tregove përralla ketu në Shqipëri. Nga u bëre shkencëtar ti?

Taulant Muka: Pse nxehesh ti me mua. Mua më paguan shteti zviceran, jo ai shqiptar! Ti ke mbaruar shkollën e mesme dhe më tregon shkencën?

Shpëtim Nazarko: Aty ku luaj unë… Iko pirdhu, ik o budalla tani.
Taulant Muka: Ja shiko fjalorin!

Shpëtim Nazarko: Ik o tani!
Artur Zhei: Muka, Nazarko është një nga analistët më të mirë në Shqipëri

Shpëtim Nazarko: Po lëre tani, aty ku luaj unë ti nuk futesh dot kurrë. Kur flas unë, flas unë. Kur llap ti, llap. Tani do ha unë.

Taulant Muka: Unë flas me argumenta shkencërorë.
Shpëtim Nazarko: Po ik o tani!
Artur Zhei: E ka me mirësi, e ka si konfindenciale