Home News Idea gjeniale e Ministrit Beqaj ti ulim rrogat mesuesve. Kjo eshte…

Idea gjeniale e Ministrit Beqaj ti ulim rrogat mesuesve. Kjo eshte…

524
0

Beqaj i qëndron idesë së tij për shkurtimin e pagave edhe të mësuesve

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj duket se vazhdon ende t`i qëndrojë idesë së tij ne kete situate koronavirusi për shkurtimin e pagave të administratës dhe disa pensioneve.

Ne nje interviste televizive ai eshte shprehur se nuk eshte e drejte qe ata qe punojne ne privaat te paguhen me gjysmen e rroges nga shteti dhe ata qe punojne ne administrate ta marrin te plote rrogen.

Kemi një situatë të pazakontë, po paguhemi me para publike, dhe në gjykimin tim po përdoret metrikë e ndryshme, kush ka punuar në privat rri në shpi dhe i jepet një pagë lufte minimale, kush ka punuar në shtet rri po në shtepi, merr një pagë sa e merrte ne kohe normale. Kjo nuk eshte e drejte. Ne mund të bënin dy gjëra, ose të gjithë të barabartë, një shumë sa të ishte mundësia, ose të rrinim të gjithë te shkurti, tha Beqaj.

Ai shtoi se sipas tij duhet të prekej edhe rroga e mësuesve pasi nuk bëjnë dallim nga ata që punonin në privat dhe tashmë marrin një pagë minimale në shtëpi.

Nuk e meritojnë mësuesit? Po ai që merrte 500 mijë lekë në privat dhe merr tani 260 mijë lekë, se është situata e pazakontë. Po paguajme te gjitha nga taksat tona. Tani o te bejme nje rroge te barabarte per te gjithe, si te jete te jete ose keshtu nuk eshte e drejte sipas mendimit tim, ka thene Beqaj