Home News I veshur si Polic bente kerdine ne Kucove

I veshur si Polic bente kerdine ne Kucove

381
0

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një aksioni të organizuar nga inspektorët e Komisariatit të Policisë Kuçovë. Shtetasi Ismet Hada, i cili është prangosur në flagrancë, i veshur me uniformën e policisë, me të cilën bente kërdinë në qytetin e Kuçovës dhe në fshatrat perreth.

Ai prezantohej si punonjës policie. 43-vjeçari Hada, ka mashtruar shumë persona në Kuçovë dhe fshatin Lapardha. Ai u ka premtuar atyre shume shërbime kundrejt nje shpërblimi.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale nga ana e Komisariatit të Policisë Kuçovë, materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. 43-vjeçari Ismet Hada, akuzohet për veprat penale Vjedhje me anë të mashtrimit dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”, vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal.