Home Menyre Jetese “I afërm i Bratajt dhe…”, reagon QKU pas aku.zave, tregon kush është...

“I afërm i Bratajt dhe…”, reagon QKU pas aku.zave, tregon kush është i riu që u va.ksinua

118
0

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjeksore ka reaguar në lidhje me aku.zat në rrjetet sociale se gjatë ditës së sotme është va.ksinuar jashtë radhe shoferi i kreut të saj Skëndër Brataj, gjithashtu i afërm i tij.


Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për va.ksinimin e një shoferi të këtioj institucioni. Duke informuar se të gjithë shoferët e institucionit në periudhë pandemie kanë kaluar në shërbim me autoambulancë për rastet me covid19, QKUM ka sqaruar se va.ksinimi I shoferëve që janë aq të ekzpozuar ndaj virusit të rre.zikshëm, në përballje direkte me pacientë me COVID, është domosdoshmëri“, shkruan QKUM.

PSE DUHEN GODITUR INSTITUCIONET KU PUNOHET!


Puna e personelit mjekësor dhe mbështetës të QKUM ka një vit që është përqëndruar te shërbimi ndaj pacientëve me Covid-19. Dua të sjell në vëmendjen e qytetarëve, se fjala “shofer” e redukton tej mase punën e jashtëzakonshme që këta persona kanë bërë në një vit pandemi. Të gjithë shoferët e Urgjencës Kombëtare, në këtë periudhë pandemie janë në shërbim me autoambulancat për shkak të emergjencës së situatës.

  1. Çdo ditë trajtohen dhe asistohen 24/24 orë pacientë me COVID, të cilët meren në banesë dhe dërgohen në spital.
  2. Çdo ditë transportohen dhe asistohen të gjithë pacientët që dalin nga spitalet Covid
  3. Çdo ditë transportohen dhe asistohen pacientët kritikë me Covid-19 nga spitalet në aeroport
  4. Çdo ditë trajtiohen dhe transportohen pacientë kritikë nga banesa në aeroport kur qytetarët kanë vendosur të kurohen jashtë shtetit.
  5. Çdo ditë transportojnë dhe asistojnë pacientët që vijnë në aeroport nga shtetet ku janë trajtuar dhe i çojnë drejt spitaleve ose në banesë.
  6. Çdo ditë kryhen transferimet midis spitaleve Covid 1,2,3,4 nga ky personel mjekësor dhe mbështetës.
  7. Sot ishte radha e institucionit të QKUM-së të bënte va.ksinën.
    Nga personeli i përbërë nga 26 mjekë, 36 infermierë dhe 18 shoferë. Total 80.
    Siguroj qytetarët se çdonjëri prej të va.ksinuarve nga Urgjenca Kombëtare sot, duhej të va.ksinohej. Mbrojtja e jetës së tyre do të thotë mbrojtje e jetës së qindra e mijëra pacientëve.
    Është detyrë e shtetit, është detyrim i institucionit që unë drejtoj, të garantojë jetën e këtij personeli të vijës së parë.
    Vlerësojeni Ju të nderuar qytetarë nëse kemi vepruar gabim duke i va.ksinuar!
    Kujtoj se një nga shoferat e ambulancave të urgjencës gjatë pandemisë humbi jetën!