Home Menyre Jetese Historia mbresëlënëse e bujķut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Do...

Historia mbresëlënëse e bujķut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Do te merrni mësim të mirë për jetën

509
0

Diku një mbret i cili kishte dalë për të shëtitur dhe nderkohe pa një bujk i cili po lëvronte arën. Ai pa se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai e pyeti dhe i tha:-O ti njeri, po të shoh, qe je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote? – Ai iu përgjigj: -Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.– Mbreti i tha: -Sa merr për punën që bën? -Katër para për çdo ditë. – Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty parat?


-Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Zotit.

– Mbreti i tha: -Kjo është një enigme, te cilen nuk po e kuptoj dot?!…


-Bujku i thotë: -Ta shpjegoj unë, o zotëria im: Parate që shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time.

Ata më kanë edukuar dhe kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tani janë të shtyrë në moshë dhe nuk munden të punojnë, ndërsa parat që jap hua është paraja që e shpenzoj për fëmijët e mi. Unë i edukoj, i ushqej, i veshmbath dhe kur plakem do të ma kthejnë huanë, ndërsa paranë që e jap në rrugë të Zotit është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sëmura.

– Mbreti i tha: -Bravo të qoftë, o njeri.