Home Receta Gatimi Hasude ne tave me Bajame. Embelsira e shijshme e tradites

Hasude ne tave me Bajame. Embelsira e shijshme e tradites

1347
0

Emri i saj eshte Hasude po diku njihet dhe si Reshedi e diku tjeter si Revani e pjekur. Menyrat e pergatitjes jane te shumta dhe me siguri amvisat i kane provuar por ne po ju sjellim nje menyre te vecante Hasuden e Pjekur.

Perberesit

200 gr niseshte, 100gr gjalp, 150gr sheqer, nje filxhan kafeje me qumesht, 600 ml uje, 200gr baame te therrmuara.

Pergatitja

Si fillim hidhni nje tenxhere gjysmen e sasise se ujit , shtoni aty sheqerin dhe gjalpin e shkrire. Tenxheren e vendosni ne zjarr te ngadalte. Ne momentin qe masa ka filluar te valoje shtojme niseshten e shkrire pak nga pak duke e trazuar masen ne menyre te panderprere. Perziejeni lehte derisa masa te shkeputet lehte nga tenxherja. ne fund shtoni dhe bajamet qe i keni therrmuar. me pas masen e kalojme ne nje tave duke e shtrire ne te gjithe siperfaqen ne menyre te njetrajtshme. Me pas hedhim qumeshtin dhe e perhapim ne te gjithe siperfaqen e saj.Me pas taven e fusim ne furre me 200 grade per rreth 40 minuta. Siperfaqja duhet te marre ngjyre te kuqerremte. Hasudja sherbehet e ftohte dhe shoqerohet me fruta te fresketa ose te thata sipas deshires.