Home News Hapja e kufirit/ Ambasada: Ja kush lejohet të kalojë, si veprohet për...

Hapja e kufirit/ Ambasada: Ja kush lejohet të kalojë, si veprohet për punësimin sezonal

431
0

Pas uljes se numrit te infektuarve me koronavirus si ne Shqiperi por dhe ne Greqi jeshte vendosr qe te hapen kufijte per nje kategori te caktuar personash. Ketu do te gjeni procdurat dhe kush persona mund te kalojne momentalisht pertej kufirit.

Kini kujdes, zyrtarët e kësaj konsullate shpjegojnë se kurse sipas të dhënave të reja, kufijtë e Greqisë do të qëndrojnë të mbyllura për qytetarët e vendeve të treta deri më 15 qershor 2020.

Sa i përket punësimit sezonal, ku mes Shqipërisë dhe Greqisë është arritur një marrëveshje paraprake, e ku Athina zyrtare kërkon 10 mijë punonjës, kanë nisur procedurat e aplikimit dhe të nisjes së shqiptarëve për te punuar kryesisht në sektorin e bujqësisë.

Në lidhje me këtë konsullata thekson se për punësim sezonal në Greqi punëmarrësit kontaktojnë me punëdhënësin edhe ai vazhdon procedurën tek zyrat e Emigracionit në Greqi. Sa i përket numrit të punënjosve sezonal, se sa i nevojiten Greqisë, konsullata thekson se nuk mund t’ju konfirmojmë me saktësi.

Aktualisht Greqia kërkon punëtorë sezonal në bujqësi vetëm në zonat Veria, Nausa, Aleksandria, Edhesa, Janina , Skidra dhe fshatrat përkatës të këtyre Bashkive. Më herët në media doli edhe mënyra dhe hapat që duhet të ndjekin shqiptarët për të punuar në shtetin grek.

Marrëveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7-10.000 shtetasve shqiptare, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në Greqi.

Kështu, që prej së hënës datë 4 maj dhe deri në 20 qershor,ftohen të gjithë punëdhënësit greke që janë të interesuar për të punësuarit sezonale,të aplikoje pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentet si më poshtë.

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit.

3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim

4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019.

5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagese në banke për llogari të shtetit grek)

6-Pagesë 80 euro për testin e CoVid, e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin. Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.

7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.

8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar. (Vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)

9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në piken kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.

10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të futen në karantinë në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.

11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetare në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.

12-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.