Home News Hapja e kufijve ajror Rama: Nuk do të bëjmë as tamponë as...

Hapja e kufijve ajror Rama: Nuk do të bëjmë as tamponë as karantinë, është e kotë, por ja cfare rregullash do te ndjekim…

474
0

Kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat ditën e sotme prezantoi strukturën e re të spitalore për përballimin e koronavirusit. Rama u shpreh se vendi mund t’i hapë kufijtë ajrorë, por kjo duhet të konsiderohet edhe nga vende të tjera sepse varet gjithsesi dhe nga vendet e tjera dhe jo vetem nga ne.

Sa i përket kufijve ajrorë duhet të dini që kjo nuk lidhet thjesht me ne, por me palët e tjera. Ne kemi hapur kufijtë tokësorë nga ana jonë. Pra ne lejojmë çdokënd të hyjë në Shqipëri nga kufijtë tokësorë. Por jo të gjitha vendet me të cilat ne kemi kufij tokësor, i kanë hapur kufijtë tokësorë. Jo të gjitha vendet do t’i hapin njësoj si ne. Se është kollaj të vesh kunjën nëpër rrjetet sociale: O Ramazon hap kufijtë se i ka hap gjithë bota. Por ja ku jemi sot. Ne kemi hapur kufijtë, por vetëm një kufi është fluid, kufiri me Malin e Zi dhe kufiri me Kosovën besoj pas një momenti të çuditshëm dje.

Me kufijtë ajrorë është e njëjta gjë. Ne mund t’i hapim por puna është a do t’i hapin të tjerët. Sot debati është brenda Bashkimit Europian me Italinë. Ne nuk do të bëjmë as tampona, as detyrime për vetëkarantimin të atyre që hyjnë, është e kotë, është komplet e kotë. Do t’i besojmë njerëzve tanë.

Edhe me Greqinë kemi parë të gjithë metodologjinë. Edhe Greqia e ka relaksuar planin paraprak. T’i hapesh kur do turizëm, po pastaj do i mbash nëpër aeroporte, në prita për të tamponuar gjithë dynjanë?! Ti mund ta bësh tamponin sot, por nuk të del dhe nesër të shfaqet. Të bësh tampona kot nuk këshillohet nga askush. E gjitha bazohet mbi gjurmimin. Ka vende që shkojnë edhe në atë drejtim, por ne nuk kemi zgjedhur këtë”.