Nje ngjarje e rende ndodhi te shtunen qe lame pas ku nje 23-vjecar Reldi Guga nderroi jete pasi u perplas nga nje kamion me materiale ndertimesh. Ngjarja ndodhi ne Uzinen e Dinamos ne kryeqytet.
Ne emisoinin shqiperia live ka folur babi i tij. Reldi kishte marre leje nga policia dhe po shkonte ne treg per te blere domate. isha ne shtepi kur na njoftoi nje nga tregtaret qe na njeh. Pyeti bashkeshorte se ku eshte djali, ajo i tha qe ka shkuar ne treg. Tregtari tha hajdeni shpejt se ka pesuar djali aksident. Shkova me gruan dhe pame bicikleten per toke, na thane nisuni urgjent tek spitali ushtarak.
Rreth dy ore ne pritje asnje iformacion, pastaj na njoftoi nje mjek se gjendja eshte shume e rende sepse kishte marre demtime ne koke.kemi pritur me ore te tera me shpresen per nje lajm te mire por rreth ores 19 e 10 na erdhi njoftimi nga nje mjek se djali nderroi jete. Nuk hyme ne reanimacion se nuk donim ta shikonim djalin ne ate gjendje. Donim ta kujtonim sic u nis nga shtepia per te blere domate, jo se nuk na lane por nuk deshiruam ne ta shikonim.