Ministri grek i bujqesise Makis Vorodhis , tha se Athina eshte e shqetesuar lidhur me situaten e krijuar pas mbylljes se kufijve, pasi nese kjo vazhdon akoma fermeret greke rezikojne te cojne dem prodhimin e frutave kete vit.
“Jemi te shqetesuar sidomos per periudhen mbas ketij muaji dhe fillimit te majit , pasi jane mbyllur kufijte me Shqiperine , prej nga ku vjen shumica derrmuese e punetoreve te kualifikuar te tokes.
Ata vijne te organizuar , por do ishte mire qe per pak dite te hynin ne nje forme karantine , ose te benin tamponin per te qene te sigurt dhe pastaj te dalin ne fusha.Fermeret jane dakord per kete , nderkohe ne po organizohemi me institutin e epidimiologjise per ti bere keto teste.Ajo qe do te duhet dhe eshte urgjente , eshte nje marreveshje me Shqiperine qe hapjna e kufijve , te behet ne bashkerendim me ruajtjen e masave te kontrollit “- perfundoi Voridhis.
Greqia ka nevoje per me shume se 50.000 punonjes sezonale ne vit ne sektorin e bujqesise dhe po kaq edhe ne sektorin e turizmit.Forcat e krahut jene nga Shqiperia, Rumania dhe Bullgaria.
Nese Shqiperia nuk hap kufinjte , atehere do te mbeten pa vjel mijera hektare fruta te stines,pjeshke,kajsi,qershi dhe pa mbjelle mijera hektare te tjere.