Greqia ka vendosur të rihapë kufijtë për 29 vende, këtu përfshihen dhe vendet e Ballkanit, mes tyre Shqipëria, por edhe vende më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Sipas njoftimit të Ministrisë së turizmit, lista e vendeve është kjo: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.
Lista do të zgjerohet duke filluar nga data 1 korrik. Vizitorët nga këto vende do të vizitohen,monitorohen dhe vlerësimi epidemiologjik i tyre do të jetë i vazhdueshëm.