Home News Greqia hap Kakavijen / Ja në cilën date dhe orë fillon qarkullimi...

Greqia hap Kakavijen / Ja në cilën date dhe orë fillon qarkullimi drejt zonës SHENGEN

540
0

Diten e hene date 15 qershor do te hapet kufiri per shtetasit shqiptare te cilet do te fillojne te levizin lirshem pa probleme drejt Greqise dhe zones SHENGEN dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe. Burimet konfidenciale nga Pika Kufitare e Kakavijes thone se te gjithe shqiptaret do te lejohen te hyjne ne Greqi duke filluar nga e hena 15 qershor dhe kjo duke filluar nga ora 22.00

Qytetaret nuk duhet te krijojne konfuzion para Pikes se Kalimit Kufitar te Kakavijes perpara kesaj ore pra gjate dites por vetem ne oren e caktuar qe eshte lejuar edhe nga pala greke pra ne oren 22:00 te se henes date 15 qershor.

Pala greke ne Kakavije vecse do te kontrolloje fizikisht shtetasit shqiptare per matjen e temperatures se trupit, nuk do te kerkoje karantinim 14 ditor por as edhe analiza per koronavirusin per te hyre ne Greqi cka do te thote se levizja do te jete e lire si me pare.