Home Menyre Jetese Gëzuar Tinka Kurti! Ja sa vjece ben sot artisja e madhe

Gëzuar Tinka Kurti! Ja sa vjece ben sot artisja e madhe

196
0

“Unë jam Tinka Kurti. Kam luajtur filmin “Tana” U prezantohet aktorja e madhe gazetarëve të rinj të cilit ishin mbledhur për të ndjekur rikthimin pas 64 vitesh në skenë të filmit të parë artistik shqiptar Tana” në nëntor 2022

Tanimë filmi është restauruar dhe ishte pjesë edhe e festivalit Lumiere në Francë 1 muaj më parë.

Sot “Tana” protagonistja e filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë ”Tana” prodhuar në vitin 1958 feston 90 vjetorin.

Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë në një familje artdashëse. Nëna e saj ishte një nga aktoret kryesore të Teatrit Kombëtar të Sarajevës. Familja e saj shpërngulet, kur ishte pesë vjeç, drejt qytetit të Shkodrës. Këtu mbaron arsimin shtatëvjeçar dhe në vitin 1947 niset në Tiranë për të studiuar në Politeknikumin e Tiranës. Rastësisht, siç do të shprehej ajo vetë vite më vonë, do të kalonte në degën e Dramës në Liceun Artistik.