Ish-kryeministri Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre diten e djeshme kane bere testin e koronavirusit. Abcnews.al tregon se përgjigjet për familjen Nano kanë rezultuar negative.
Ndërkohë nuk dihet ende përse familja Nano ka bërë testet për koronavirusin dhe nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar.
Kujtojmë që Fatos Nano prej një kohe të gjatë ka qëndruar larg politikës, mediave dhe syrit të publikut. Ish lideri historik është shfaqur në raste teper të rralla ne publik.