Jane shume qytetar qe duan te kalojne doganen nga shteti grek ne Shqiperi por dhe anasjelltas. Shumë qytetarë shqiptarë mbas hapjes se kufirit per nje kategori te caktuar njerezish po i drejtohen Greqisë për punësimet sezonale.
Na erdhi konfirmimi dhe tani po iki për 3 muaj, nuk e di nëse do të karantinohemi, shprehet nje qytetar. Përzgjedhja e punëtorëve është bërë përmes listave nga kryetarët e Bashkive të qyteteve të juglindjes dhe jo vetëm, aplikim ky që pason më pas me përzgjedhjen nga shteti grek.
Mesatarisht çdo ditë kalojnë 50 deri në 60 persona që do të punojnë në bujqësi në vendin fqinj sipas një marrëveshjeje që parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara qe arrrin der ne 10.000 shtetas shqiptarë.
Ndërsa në anën tjetër rikthehen shqiptarët.
Një pjesë e atyre që për shkak të pandemisë thyen rregullat e qëndrimit tre mujor në vendet Shengen janë gjobitur.