Shqiptarja Valbona Kalaj punon infermiere në Itali. Ajo u infektua me koron.avirus, por lajmi i mirë është se tani është shëruar plotësisht. Ajo u infektua teksa punonte në spital në Bergamo. Në një intervistë për ‘abc news’, ajo ka thënë:
Ju them të vërtetën unë në fillim nuk jam trembur nga kjo situatë sepse nuk kisha shqetësime të mëdha. Por kur tamponët qe bera dolen pozitive u tremba. Fatmiresisht kaloi gjithçka mirë. Ajo ka treguar se ka qëndruar e izoluar në shtëpi dhe se nuk ndjente as shijen e ushqimeve që hante. Më tej ajo tha:
Unë isha e izoluar në shtëpi. Me kalimin e ditëve, temperatura shkoi 37 e gjysmë, nuk ndjeja edhe shijen e ushqimeve që haja. Doktoresha më këshilloi që të vazhdoja një antibiotik, pas datës 16 mjekët që më bënë tamponin e dytë më këshilluan të kontrolloja edhe mushkëritë.
Me një emocion të madh infermierja shqiptare që punon në Itali ka treguar se gjëja e parë që bëri, pasi doli negative për koron.avirusin ishte të përqafonte vajzën e saj.
Unë nuk kam frikë. Me zor pres momentin që nesër të shkoj në punë. Gjëja e parë që kam bërë kur erdha në shtëpi, se vajza m’u hodh në qafë, mami më në fund do të të përqafoj. Më ka munguar ai përqafimi i saj shumë.