Home News Flet 31 vjeçari nga Fieri: Si e e mora vesh që kam...

Flet 31 vjeçari nga Fieri: Si e e mora vesh që kam Koronavirus..

783
0

Diten e djeshme ne vendin tone ka shkuar në 6 numri i të prekurve nga Koronavirusi. Rasti i gjashtë është një 31 vjeçar nga Fieri, i cili ndodhet në spitalin infektiv. Ai ka histori udhëtimi në Milano, ku ka qëndruar vetëm një ditë.

31 vjeçari ka treguar për “Ora News” se ka 36 orë në spitalin infektiv dhe vetëm një doktor e ka vizituar. Po ashtu ai shprehet se nuk e kanë njoftuar që ka rezultuar pozitiv dhe se çfarë mjekimesh duhet të marrë. Si rrjedhojë ai e ka mësuar se ka Koronavirus vetëm nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të premten kontaktova urgjencën, pas rastit të Lushnjes. Të shtunën mora 127 në telefon,nuk ma hapën, kisha shumë temperaturë.  Shkova në spital privat dhe ata më çuan tek Infektivi. Kam 36 orë në spitalin infektiv dhe vetëm një doktor ka ardhur për të më parë. Nuk më kanë njoftuar që kam dalë pozitiv dhe se çfarë mjekimi duhet të marrë.  Ministria ka dalë në një komunikim dhe ka thënë që jam prekur me koronavirus”, shprehet ai për Ora News.