Home Receta Gatimi Fërgesë me patëllxhanë

Fërgesë me patëllxhanë

582
0

Përbërësit : 800 gr patëllxhanë ,3 qepë të vogla ,300 gram selino ,400 gram domate, 1 lugë sheqer, 2-3 lugë gjelle salc domate, 80 gram ullinj jeshil ,2-3 lugë gjelle uthull vere,2 thelpinj hudhër ,borzilok.

Përgatitja:
Fillimisht qërojmë qepët dhe i presim ato në feta të holla ( si për sallatë). Patëllxhanët i lajmë, i pastrojmë nga bishtat dhe i presim në kubikë me brinjë 2 cm. I spërkasim me pak kripë dhe vendosim një peshë mbi ta me qëllim që të nxjerrim të hidhurën prej tyre.
I lëmë 20 minuta kështu. Më pas i kalojmë në letër kuzhine dhe i vendosim në një tigan duke shtuar 2 lugë gjelle vaj. Vendosim kapakun dhe i lëmë të zbuten në temperaturë mesatare me qëllim që të mos skuqen. Sipas dëshirës edhe mund t’i skuqni. Në një tigan tjetër kaurdisim qepën, 2 thelpinj hudhër, selinonë , ullinjtë dhe i trazojmë së bashku . I kaurdisim për 3 -4 minuta, duke shtuar më pas salcen e domaten e sheqerin duke i lënë të ziejnë për 5 minuta. Ndërkohë patëllxhanët janë pjekur (jo skuqur). Fikim sobën duke shtuar tek patëllxhanët 2 lugë gjelle vaj. I vendosim kapakun që të djersiten dhe shtojmë patëllxhanët tek tigani me qepë dhe domate.
Rregullojmë me kripë, piper të zi, borzilok e uthull dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. E sheshojmë duke e spërkatur në fund me vaj ulliri të freskët.