Home News Epidemiologu i njohur italian shpjegon pse Koron.avirusi tani po humbet forcën

Epidemiologu i njohur italian shpjegon pse Koron.avirusi tani po humbet forcën

505
0

Koron.avirusi po humbet forcën dhe dobësohet. Me agresionin e tij që po venitet. Ky është besimi i shumë epidemiologëve që bien dakord për numra më pak seriozë sesa një muaj më parë. Por, pse virusi po humbet fuqine e tij?

Hipotezat janë të shumta. Epidemiologu Matteo Bassetti, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Xhenova, përpiqet të japë një përgjigje dhe një ekuilibër të situatës.

Sipas Bassetti, është e nevojshme të fillojmë nga analiza e të dhënave. Në periudhën e fundit – lexohet intervista e tij ne “La Verità” – më pak pacientë arrijnë në spital. Dhe nga këto pjesa më e madhe me simptoma të buta.

Epidemiologu kujton se si njerëzit me vështirësi shumë serioze në frymëmarrje dhe pneumoni arritën për herë të parë në dhomën e urgjencës. Me nevojën që respiratorët dhe kujdesi intensiv me pacientët të intuboheshin vazhdimisht. Por kjo gje tani nuk po ndosh me ose shume rralle.

Matteo Bassetti është i bindur: Koron.avirusi po humb forcën dhe agresivitetin e tij. Dhe janë të dhënat që konfirmojnë mendimin e tij.